Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: 109 Trëndafila të kthyer në arkivole!

– Këtu janë emrat e 109 ushtarëve shqiptarë të vrarë e masakruar nëpër Kazermat ushtarake Serbo-jugosllave si dëshmia më makabre e asaj kohe, këta janë:

Përgjatë gjithë këtyre viteve, as sot, për këto 109 jetë të të rinjve shqiptarë, që po bënin shërbimin ushtarak në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë, të cilët i mbytën dhe i masakruan aq barbarisht, nuk u mor në pyetje askush nga ish krerët e lartë të eprorëve të ish Ushtrisë Jugosllave e ashtuquajtura JNA?!

Janë 109 jetë të djemve shqiptarë të këputura dhunshëm në mes!

Janë 109 vrasje të rënda, të dhunshme, ndër më të rëndat që kanë ndodhur atë kohë!

Janë 109 krime publike kundër qytetarëve tanë- veshur me uniformë ushtarake!

Janë 109 të rinj ushtarë shqiptarë, që shtetit serbo- jugosllav i kishte vrarë hapur, në mënyrë të organizuar sistematike, me urdhra të Komandës Ushtarake dhe UDB-së së Serbisë!

Deri me sot, nuk kemi as edhe një denoncim kundër atij shërbimi, as në Gjykatën Ushtarake të Beogradit dhe ish Federatës Jugosllave, as në Gjykatat tona, as një kërkesë nga Institucionet tona si: nga Kuvendi i Kosovës, nga Gjykata e lartë, nga ajo Kushtetuese, nga Presidenca, nga Kryeministria, nga Ministria e Mbrojtjes apo nga Ministria e Punëve të Jashtme, madje as nga Avokati i Popullit, as nga KMDLNJ e kështu me radhë, si për habi, as deri me tani!?…

Për më keq, asnjë kërkesë drejtuar Bashkësisë Evropiane, Këshillit të Evropës apo Gjykatës së Strasburgut e kështu me radhë.

Kush më thotë; si shpjegohet kjo anemi kombëtare, 109 të rinj shqiptarë, vrarë e masakruar aq barbarisht në kazermat ushtarake të ish Jugosllavisë e Serbisë, dhe e gjithë kjo heshtje varri, po për kaq vite, sikur mos të kishte ndodhur asgjë!

1.     Naser (Shaqir) Gashi, Kopiliq- Skenderaj.

2.     Asllan (Ukë) Gashi, Suharekë.

3.     Agron (Haxhi) Ferizi.

4.     Abedin (Sahit) Krasniqi, Fushë Kosovës.

5.     Agim Salihu, Gllarevë.

6.     Besim (Xhemë) Bajraktari, Junik.

7.     Fadil (Selim) Berdynaj, Radavc Pejës.

8.     Jetullah (Haxhi) Desku, Siçevë Klinë.

9.     Nazmi (Abdullah) Muja, Gradicë.

10.  Raif (Adem) Isufi, Kotorr Skenderaj.

11.  Shaban Sadiku, Prush Gjakovë.

12.  Osman (Hajdar) Ismajli, Gërbavc Medvegjë.

13.  Sefer (Mustafë) Ramadani, Osek Hilë Gjakovë.

14.  Yzeir (Rrustem) Sadiku, Rahovicë e Preshevës.

15.  Haki (Rexhep) Shatri, Tomoc Burim.

16.  Hamit (Jahë) Haxhiu, Batushë e Gjakovës.

17.  Ejup (Fejzë) Sahiti, Papaz Ferizaj.

18.  Rasim (Ramadan) Zeka, Metërgofc Podujevë.

19.  Xhavit (Alush) Berisha, Prugovc Prishtinë.

20.  Sami (Daut) Shabani, Zaskok Ferizaj.

21.  Ismet (Muharrem) Bojku, Gjakovë.

22.  Sami (Ali) Gashi, Prishtinë.

23.  Ali (Nazif Sahiti), Komogllavë Ferizaj.

24.  Sefer (Bislim) Çukoci, Ferizaj.

25.  Fahrush (Emrush) Emini, Zhiti-Viti.

26.  Bedri (Nimon) Bajgora, Vushtrri.

27.  Halil (Halim) Binaku, Gllobar Gllogovc.

28.  Tahir (Azem) Gashi, Vërbovc Drenas.

29.  Tafil (Zahir) Hyseni, Lumbardhë Podujevë.

30.  Afrim (Bahtir) Hyseni, Lumbardhë Podujevë.

31.  Shefqet (Avdyl) Prekazi, Prekaz.

32.  Ibrahim (Isuf) Kastrati, Turjakë Rahovec.

33.  Miftar (Sylë) Tali, Babaj i Bokës.

34.  Adem (Binak) Osmanaj, Turbuhovc Burim.

35.  Afrim Muhameti.

36.  Ali (Sinan) Rrustemi, Reznik Vushtrri.

37.  Besim (Hashim) Fazliu, Prishtinë.

38.  Enver (Salih) Maksutaj, Orrobërd Burim.

39.  Fadil (Xhafer) Gashi, Dobërdol Podujevë.

40.  Florim (Adem) Kasumi, Tuxhec Kamenicë.

41.  Gëzim (Sefer) Hasani, Strofc Vushtrri.

42.  Haki (Dinë) Morina, Gllarevë Klinë.

43.  Inajet (Fuad) Istrefi, Veleshtë Strugë.

44.  Izet (Sadri) Bushi, Pustenik Kaçanik.

45.  Lulzim (Faik) Rexhepi, Zabel i Epërm, Drenas.

46.  Mustafë (Arif) Pantina, Gllarevë Klinë.

47.  Muhamet (Raif) Biçkaj, Kamenicë.

48.  Muharrem (Mehmet) Rrobeli, Kamenicë.

49.  Mumin (Hafiz) Shkodra, Sadovinë e Çerkezve Viti.

50.  Neshat (Xhafer) Gashi, Orrobërd Burim.

51.  Xhevdet (Hajredin) Aruçi, Rrezallë Skenderaj.

52.  Qerim (Abdurrahman) Aliu, Kumanovë.

53.  Qamil (Ramadan) Thaçi, Demjan Has.

54.  Rexhep (Zijadin) Ahmeti, Dobratin Podujevë.

55.  Samedin (Fazli) Krasniqi, Terpezë Gllogovc.

56.  Selman (Shpend) Metaj, Shushicë Istog.

57.  Vahedin (Xhimshit) Hajrizi, Kuklibeg Dragash.

58.  Naim (Ramadan) Ajgeri, Prizren.

59.  Halil (Habib) Hajrullahu, Banullë Lipjan.

60.  Hasan (Telat) Sezairi, Gostivar.

61.  Latif (Mehmet) Zeqiraj, Istog – Burim.

62.  Sami (Shani) Krasniqi, Buqe Sharr.

63.  Mustafë (Ramadan) Hoxhaj, Bellanicë Suharekë.

64.  Enver (Selman) Elezi, Shkup.

65.  Murat (Muharrem) Isufi, Haraçinë Shkup.

66.  Agron (Haxhi) Ferizaj, Kodrali Deçan.

67.  Beqir (Sahiti), Stubëll Viti.

68.  Mujë (Rexhë) Muçaj.

69.  Rexhep (Shaban) Blakaj, Pejë.

70.  Enver (Hasi), Poroj Tetovë.

71.  Erdogan (Alajdin) Morina, Prizreni.

72.  Mustafë (Mumin) Ramadani, Bozofc Tetovë.

73.  Aziz (Sadik) Kelmendi, Karaçicë Lipjan, me banim ne Prizren (emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”).

74.  Qani (Muharrem) Shabani, Rahovec.

75.  Ramush Shala, Rufc Lypjan.

76.  Abedin Buleshkaj, Istog.

77.  Afrim (Muhamet) Lushtaku, Prekaz.

78.  Isuf (Krasniqi), Gllobar Drenas.

79.  Halim (Shaqir) Litaj, Klinë.

80.  Fatmir (Adem) Tafaj, Grejkoc Suharekë.

81.  Nuhi (Tafaj), Grejkoc Suharekë.

82.  Zenun (Lushaj), Gjonaj Has Prizren.

83.  Raif (J) Miftari, Medvegjë.

84.  Fatmir (Nezir) Krasniqi, Prishtinë.

85.  Rexhep (Zijadin) Ahmeti, Tërpezë Gllogoc.

86.  Skënder (D) Kryeziu, Capar Prizren.

87.  Ejup (S) Bedrolli, Çallapek Lipjan.

88.  Burim (Sherif) Behrami, Mitrovicë.

89.  Ejup (E) Gashi, Bardhi i Madh, Fushë Kosovë.

90.  Vesel (D) Duraku, Demjan Gakovë.

91.  Rasim (R) Istrefi, Kovaçicë Mitrovicë.

92.  Xhevdet (Z) Musliukaj, Mitrovicë.

93.  Afrim Zylfiu, Kumanovë.

94.  Elez Halipi, Vrapçishtë Gostivar.

95.  Fadil Salihi, Livoç i Poshtëm Gjilan.

96.  Halim Gashi, Akllap Lypjan.

97.  Ilaz Fazliu, Polaticë e Tetovës.

98.  Ilmi Popaj, Bellacërkë Rahovec.

99.  Mirsad Cekiqi, Pejë.

100.Muharrem Muharremi, Fshati i Vjetër Ferizajt.

101. Nexhmedin Osmani.

102. Numan Rexhepi, Tetovë.

103. Shaip Behrami, Pakashticë.

104. Sherif Kashtanjeva, Nerodime Ferizaj.

105. Shukri Kelani, Prishtinë.

106. Xhevdet Pomak, Brod i Sharrit.

107. Xhiman Alia, Skrobishtë Prizren.

108. Abedin (Sabit) Krasniqi, Bardh i Vogël Fushë Kosovë.

109 . Gëzim (Sefer) Hasani, Strofci Vushtrri.

* Sqarojmë së lista e djemve tanë të vrarë e masakruar në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë e Serbisë, mund të mos jetë e plotë. pra mund të mungojnë edhe emra të tjerë!… Unë kam mundur të siguroj vetëm këta emra (109), që i keni të publikuar në këtë libër, pres edhe të dhëna tjera për plotësimin e kësaj liste. Me shumë përkushtim- autori.

 

CH-15- 07- 2025
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Sali ONUZI: Antifashistët shqiptarë në 80 vjetorin e fitores mbi nazifazhizmin

Të gjithë ata që morën pjesë në Lëvizjen dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ishin dhe janë …