Me rastin e pensionimit të zyrtarit policor, Saqip Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në prani të komandantit të Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, e pritën atë në takim për të falënderuar dhe vlerësuar kontributin e tij të gjatë dhe të vyer në shërbim të policisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e punës së z. Azizi, duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij në interes të komunitetit dhe shtetit. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë viteve të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm si zyrtar policor.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
