Me 25 korrik me fillim në ora 11.00 në sallën e Kuvendit komunal të Rahovecit në kuadër të projektit INTEGRA, organizohet mbajtja e Ditës vetëdijesusese për parandalimin e emigrimit të të rinjve nga Kosova, me titull Le të flasim: “Rri n’Kosovë se ma mirë ska”.
“Le të flasim” është një seri takimesh të fokusuara te të rinjtë, që organizohen nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Këto ngjarje sjellin së bashku të rinjë, anëtar të komunitetit dhe udhëheqës lokal për të diskutuar sfida reale për të ndarëdhe për të bashkëkrijuar zgjidhje lokale. Përmes dialogut të hapur kjo iniciativ synon të frymëzoj të rinjtë të shohin të ardhme e tyre pikërisht këtu – sepse vërtet nuk ka vend më të mirë se Kosova. Në këto takime zëri I rinisë ka rënsdësi të veçantë duke u dhënë atyre mundësinë të ndikojnë drejtëpërdrejt në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Ju ftojmë të na bashkoheni në takimin e ardhshëm që do të mbahet në komunën e Rahovecit më datën 25.07.2025 në orën 11.00. Ky është momenti juaj për të ndarë idetë tuaja dhe për të lënë gjurmë të vërteta në zhvillimin e komunitetit.