Ushtarët italianë të KFOR-it dekorohen me Medaljen e NATO-s në Pejë

Në Kampin Villaggio Italia në Pejë u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve për kontingjentin italian të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO. Ceremoninë e drejtoi komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Errico, i cili dekoroi ushtarët me Medaljen e NATO-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në misionin për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Kolonel Errico shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e secilit pjesëtar të kontingjentit në realizimin e mandatit të KFOR-it. Ai theksoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. KFOR-i vijon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në rolet e tyre përkatëse të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …