Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i zhvilluar në një restorant në Prishtinë. Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë Kurtin duke dalë nga lokali i shoqëruar nga truprojat dhe duke u drejtuar drejt veturave të eskortës, ndërsa mbetet e paqartë nëse takimi ka prodhuar ndonjë rezultat konkret. Ky takim zhvillohet në një moment kritik për vendin, teksa kriza politike pas zgjedhore po vazhdon ta pengojë krijimin e institucioneve të reja. Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve. Megjithatë, Nisma Socialdemokrate vazhdon të jetë e palëkundur në kërkesën e saj për postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin e cilëson si çelës për balancimin e pushtetit dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …