Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar masa të rënda nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Kryeziu tha se në rast të dështimit të nesërm do të aplikohen tri lloje masash ndëshkuese: shkarkimi, dorëheqja dhe revokimi. “Masa e tretë, këta deputetë e kanë marrjen e mandateve. Nëse nuk e konstituojnë sot Parlamentin, në bazë të këtij urdhri”, deklaroi ai. Kryeziu theksoi se afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është i detyrueshëm dhe se shkelja e tij do të sillte pasoja ligjore serioze për deputetët.
