KFOR intervenon nga ajri me sasi të mëdha uji për shuarjen e zjarreve

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, po vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit tonë.

Sipas një njoftimi zyrtar të KFOR-it, dy helikopterë ushtarakë të tipit UH-60 Black Hawk kanë realizuar një seri operacionesh ajrore për hedhjen e ujit në zonat e prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të flakëve që rrezikonin jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.

“Gjatë dy orëve të operimit, ekipet ajrore realizuan gjithsej 18 hedhje, duke transportuar mbi 43.500 litra ujë në rajonet e përfshira nga zjarret”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Më tej theksohet se kjo ndërhyrje dëshmon gatishmërinë e menjëhershme dhe angazhimin e fortë të misionit të NATO-s për mbështetjen e institucioneve lokale dhe mbrojtjen e civilëve në kohë krizash.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …