Sami Lushtaku: Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së dhe Rexhep Selimit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrim armiqësor ndaj UÇK-së dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Gjatë protestës kundër Gjykatës Speciale të enjten, Lushtaku tha se mungesa e përfaqësuesve të VV-së në protestë tregon distancimin e tyre të qëllimshëm. “Qeveria moti ia ka kthyer shpinën Rexhep Selimit,” deklaroi ai. Sipas tij, përkundër pjesëmarrjes së madhe, qytetarët duhej të mobilizoheshin edhe më shumë. Ai shtoi se luftëtarët e UÇK-së nuk i përkasin asnjë partie politike, por janë të gjithë shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …