Gjykata speciale në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, mes tyre tre vëllezërit e tij – Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi – si dhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami. Sipas Klan Kosovës, Gjykata speciale në Hagë po kërkon këto masa shtesë për të shmangur rrezikun e transmetimit të mesazheve të palejuara apo udhëzimeve gjatë vizitave jo të privilegjuara, pavarësisht kufizimeve ekzistuese që lejojnë vetëm pesë vizita të tilla në muaj dhe monitorim të vazhdueshëm 24 orë në ditë. Në kërkesën e saj, Prokuroria ka përmendur një rast nga shkurti 2025, kur Thaçi është shfaqur përmes video-lidhjes me një të akuzuar tjetër, Haxhi Shala, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rrezikut të vazhdueshëm. Mbrojtja e Thaçit e ka kundërshtuar kërkesën, duke e quajtur të paarsyeshme dhe të pabazuar në fakte të reja. Avokatja Sophie Menegon ka theksuar se vetëm pesë nga 14 personat në listë kanë zhvilluar vizita që nga nëntori 2023, kur u vendosën masat aktuale, dhe se disa prej tyre kanë qenë takime të privilegjuara, përfshirë anëtarë të ekipit mbrojtës. Në mesin e personave të përmendur është edhe Vllaznim Kryeziu, i cituar në aktakuzën e dytë ndaj Thaçit për tentim-pengim të drejtësisë.

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS