Ylli Mece: LAVDI FLOTËS TONË LUFTARAKO – DETARE QË E KREU ME NDER E LAVDI MISIONIN E VET HISTORIK !

(Me rastin e 80- vjetorit të krijimit të saj )
Ndër ngjarjet më të mëdha mbas çlirimit të Atdheut në organizimin e Ushtrisë tonë popullore një vend të veçantë, në formimin organizimin dhe funksionimin krahas armëve të reja përbëse pa asnjë mëdyshje zë dhe formimi i Flotës tënë Luftarako- Detare, apo sikurse e shkruajmë shkurt dhe me akronimin”FLD”. Jo vetëm pozicioni gjeografik, por dhe në kushtet e rrethanat e reja të krijuara mbas luftës së dytë botërore, Shqipëria vërtet u rreshtua ne vendin e nderit dhe kahijen e duhur të fitimtarve, por për fatin e keq, përsëri e rrethuar nga armiqë e saj tradicionalë, sikurse ish Jugosllavia titiste (kjo mbas vitit 1948)e cila kamuflohej me parullat e “socializmit specifik”, po ashtu dhe nga Italia e Greqia, vënde këto, për të cilat historikisht lakmitë e tyre më qartë i ka të shënuara historia. Nisur nga kjo situatë, me urdhër të Komandantit të përgjithshem gjeneral – kolonel E. Hoxha, në dt. 15 Gusht 1945 u krijua arma e Flotës Luftarako Detare. Anija e parë themeluese, që shënon dhe inagurimin e FLD-së ishte një motovedetë gjermane e mbytur aty në portin e Durrsit, e cila u nxorr u riparua u vu në gatishmëri dhe mori emrin e heroit të parë të luftës kundër pushtuesve italianë të 7 Prillit 1939“Mujo Ulqinaku”. Jo rastësisht mori emrin e tij, sepse nënoficeri i marinës mbretërore atdhetari Mujo Ulqinaku dhe pse i tradhëtuar nga K/komandanti i ushtrisë mbret A. Zog (që ja mbathi në Greqi), ai pra Mujua, i hodhi tre herë në det hordhitë pushtuese italiane deri sa dha dhe jetën e tij. Me organizimin dhe drejtimin e kësaj arme (FLD) me urdhër të shtabit suprem, u angazhua ish partizani i çetës së Pezës Abdi Mati i cili kish studjuar ne Itali në fushën e detarisë luftarake. Prej vitit 1945 e më mbas, u ngritën u riparuan disa anije madje dhe gjithë ish detarëve të asaj kohe, ju është bërë thirrje që të jepnin ndihmesën e tyre në këtë fushë. Gjatë kësaj periudhe pushteti popullor mendoi që të përgatiste kuadrot e veta të flotës ushtarake dhe për këtë qëllim atëhere kur dhe mardhëniet me Jugosllavinë i kishim relativisht të mira, atje ( 1945-48) u dërguan për tu përgatitur shumë studentë nga ku shumica e tyre vinin nga rreshtat partizane.Kjo vazhdoi deri në vitin 1948 , vit që shënon dhe prishjen e mardhenieve me Jugosllavinë si rezultat i tradhëtisë së tyre dhe qëllimeve aneksioniste. Nënvizojmë se zhvillimin më të madh kjo armë e mori mbas vizitës së E. Hoxhës në Moskë në takim me Stalinin në vitin 1949, nga ku Komandanti i Përgjithshëm i bëri kërkesë Atij, për ta ndihmuar Republikën e Shqipërisë me armatime për gjithë ushtrinë e veçanërisht ngritjen dhe modernizimin e Flotes Usht. Detare, kërkesë kjo, që u miratua direkt nga Stalini dhe Këshilli i Ministrave te BRSS. Ajo kosistonte, jo vetëm në paisjen dhe modernizimin e FLD-së, por dhe në përgatitjen e kuadrove ushtarako- detarë, për të gjitha llojet e anijeve armatimit dhe shërbimeve duke u dhënë mundësinë që shumë studentë jo vetëm ish partizanë por dhe nga ata të cilët kishin treguar akte të larta atdhedashurie, të aftësoheshin në drejtimin e anijeve, sikurse ishte rasti i marinarit Spiro Kote ( Hero i popullit), i cili dhe pse fillimisht u mashtrua prej nje bande dezertorësh për të dëshmuar kundër atdheut të tyre ne Gjyqin e Hagës, ky marinar guximtar mbasi e kuptoi tradhëtinë e maskuar, manifestoi një atdhetarizëm të vërtetë duke u bërë shembull frymëzimi jo vetëm për çdo qytetar shqiptar te asaj kohe por dhe per brezat e mëvonshëm. Në atë kohë para-ardhësit tanë të flotës ushtarake, kanë bërë një punë titanike jo vetëm duke krijuar bazat e reja usht-detare, por dhe në ringritjen dhe vendosjen ne funksionim te kapitenerive te Porteve dhe Pikave Sinjalo Vrojtuese e deri në ngritjen e shërbimit hidrografik. Vitet 1953-54 shënojnë ardhjen e anijeve të para moto silurante ( katerat silurues)nga Bashkimi sovjetik( 6 copë projekt “123-bis”) te cilat u vendbazuan ne Sazan duke krijuar skuadriljen e parë në historinë e këtij vendi dhe 6 te tjerë në vitin 1956 të vendbazuar në bazën e Durrësit. Krahas kësaj periudha e viteve 1956- 58, do të karakterizohej me ardhjen e 4 gjujtesve detarë( anije per kerkim dhe bombardim kunder nendetseve) dhe 8 dragaminave , 2 të mëdha dhe 6 të vogla), me dhjetra anije ndihmuese luftarake, pa folur këtu dhe për 12 nëndetse të disllokuara në Bazen e Pashalimanit, nëndetse këto, që jo vetëm alarmuan NATO-n, por e theksoj se aso kohe nuk i kish as Italia Greqia dhe Jugosllavia madje dhë të tria këto vende të marra sëbashku. Ardhja e katrave silurues 30 copë model kinez e fuqizuan jashtëzakonisht flotën tonë luft- detare. Për nga numri i banorëve ( në vitet 55-60 ne ishim 1,5 milonë banore) me sasinë e anijeve që kishim, nuk është aspak çudi që ne të zinim vendin e parë në rajon e më gjerë. Kishim një pikë zbulimi e cila me radarët e saj të fuqishëm mbulonte krejt Mesdheun, pa folur që për të ruajtur e mirëmbajtur këto anije u ngrit po në Pashaliman dhe “Kantjeri i riparimit të anijeve të flotës”. Me 42 katera silurues mund të lëshonim ne harkun kohor të 1ose 2 orësh 84 silura pa llogaritur dhe 48 silura të katër nëndetseve të cilat ishin një tmerr i vertetë për armikun. Kuadrot tona heronj të vërtetë të detit kishin studjuar me pasion të madh në qytete të ndryshme të BRSS si në Baku..Leningrad.. Riga..Odesa etj. Ata ishin e ngelën në kuptimin e vërtetë” piratët e vërtetë” të ruajtjes së kufinjve tanë detarë. Oficerë të tillë si A. Hasa .. Sh.Pinari…, Sh .Kapexhiu… Xh. Shani… Q. Hysi, …Sh.Osmani…, D. Ohri…..S.Kote….B. Gerbi..P. Myftiu.. M. Plani…N.Jaku…T. Meçe e qindra e qindra të tjerë që pasuan më vonë po me aq nder e dinjitet( që nuk po i përmend sepse duhen 3-4 lista të gjata) ishin e do të ngelen në mermerin me gërma qëndisur te pavdeksisë së flotës tonë luftarako detare.
Prishjen e mardhënieve me B.Sovjetik si rezultat i tradhëtisë së N.Hrushovit ne vërtetë e përjetuam me dhimbje sepse ishte vendi i parë i madh në planet që në kohën e Lenin- Stalinit vendosën rendin socialist. Megallomania e e tyre e shfrenuar dhe arroganca u shoqërua me tentimin dhe rrembimin e të gjitha nëndetseve, ngaqë ne nuk u pajtuam me tradhëtinë që ata u bënë jo vetëm popujve sovjetikë, por dhe shpresës dhe aspiratës së popujve të tjerë të botës. Ata tentuan të merrnin dhe ato 4 nëndetse, që na i kish falur Stalini, por u hasi sharra në gozhdë nga qëndrimi heroik i detarëve dhe oficerëve të kësaj bazë që u bënë në popull madje dhe jashtë në arenën n/kombëtare simbol i qëndresës guximit dhe trimërisë. Ata u larguan të turpëruar duke marrë me vete, vetëm ato 8 nëndetse të cilat operonin në kuadrin e “Traktatit të Warshaves”. Në Pashaliman, ishin bijtë e shqipes që kishin bërë një betim dhe atë nuk e shkelën. Prerja e mardhënieve në rang partish dhe në rang shtetesh, do të shoqërohej me një darë të fortë ekonomike dhe një bllokadë të egër në të gjitha fushat. Kursantët tanë të marinës që studjonin nëpër këto qytete që përmënden për sa më sipër, mbajtën me të vërtetë një qëndrim po aq heroik sikurse marinarët dhe oficerët e Pashalimanit. Në mënyrë të organizuar ata brohorisnin për Shqipërinë, për Komandant Enverin dhe për vllazërinë me popujt sovjetikë, e cila bëri jehonë jashtëzakonisht të madhe në këto qytete(sepse klika hrushoviane jua u pat mbajtur të fshehtë shkakun e tradhëtisë së tyre opinionit të vet të brendshëm). Ndërprerja e studimeve nga ana e tyre dhe riatdhesimi, kërkonte që në këtë situatë të vazhdoheshin studimet në Shqipëri nga oficerët tanë tashmë më të përgatitur e më me eksperiencë e kjo…deri sa në korrik të vitit 1961, nga ku po me vendim te Komandantit të Pergjithshem E.Hoxha, u miratua çelja e Akademisë së Marinës…e cila në mos gaboj jetgjatsinë e vet e arriti deri ne vitin 2005. Në harkun e vet kohor të ekzistencës së Flotës tonë Luftarako detare, kjo njësi e madhe taktiko-operative, luajti një rol jashtëzakonisht të madh, e kohe cila në situatë paqsore gjatë gjithë ekzistencës së vet, u përgatit për luftë në mbrojtje të sovranitetit territorial të ujrave te Atdheut tonë, madje ne dhamë dhe një kontribut po aq të madh në “Çminimin e Kanalit të Korfuzit” në vitin 1958(mars – korrik). Me një rëndsi të madhe është dalja demostrative dhe lundrimi i nëndetseve tona në Mesdhe e veçanërisht ai i nëndetses së dytë në korrik të vitit 1961, lundrim ky 21 ditor, që u krye aso kur rusët na thoshnin…” se ju nuk do t’i komandoni dot nëndetset dhe kini për tu mbytur sëbashku me to”. Por ja që ne ja dolëm dhe asnjë nëndetse për aq sa ato e patën jetgjatsinë nuk u mbytën… Ato më vonë “do t’i mbyste tradhëtia e maskuar si demokraci”. Theksoj, se janë të pa numërta detyrat e kryerjes se verifikim patrullimit të anijeve të ndryshme që na shkelnin ujërat si nga ato anije që patën humbur orjentimin, si nga ato që na vinin kontrabandë, si nga ato që posaçërisht na shkelnin ujrat për të tatuar pulsin… e deri te disa luftanije amerikane që ne futeshim në lidhje me ta ( me kod n/kombetar) duke i sinjalizuar për të dalë jashtë kufinjve tanë detarë, sepse kishin shkelur ujrat dhe konventat n/ kombëtare duke i shoqëruar ata deri në afërsi të Jugosllavisë( Ulqin) por ne..pa i shkelur ujrat e tyre, apo sikurse është dhe rasti tjetër i futjes së nëndetses se huaj ne Gjiun e Vlores ne tetor te vitit 1981…e cila i shpëtoi rrethimit madje dhe asgjësimit falë manovres se saj, por dhe disa parametrave teknike nga ku ajo ishte më e avancuar. Dikush me sinqeritet dhe dashamirës mund të bëjë habinë, dikush tjetër me nënqeshje dhe ligesi mund të thotë: Po pse ne me këto anije do fitonim luftën? I sqaroj se Flota jonë Luft- detare, nuk kishte si mision të mundëte armikun ne det, por ne b/veprim me aviacionin dhe artilerinë b/detare…duhej të pengonin dhe çorganizonin formacionet luftarake të agresionit që niste nga deti. Duke minuar “Mezokanalin” si dhe ”Kanalin e veriut”(Sazan – Triport) apo dhe rajone të tjera pergjatë gjithë bregdetit, dhënien e goditjeve nga ajëri.. deti ..dhe artileria, apo dhe armët e tjera, ne u jepnim mundësinë forcave tona toksore dhe atyre te popullatës të armatoseshin dhe të kapin pozicionet e luftimit për të përballuar agresionin dhe sa ishim në detyrë ne përgatiteshim vetëm për këto situata. Sot aktualisht nuk kemi Flotë luftarako detare, kemi disa anije patrullimi, disa te tjera që nisen me misione paqeje diku pranë brigjeve të shkreta, disa te tjera në operacione shpëtimi, për të mbledhë emigrantët e gjallë por dhe ata të vdekur që pluskojnë mbi uje. Jemi në kushtet kur hapsirën detare nga pikëpamja luftarake na e mbrojnë” amici italiani” …teksa hapsirën ajërore ja kanë besuar “ qirjes grekut”, sepse Shqipërinë tash e tutje e mbron përsëri”Konferanca e Londrës”… ajo e “Berlinit” madje tani në kohët moderne Brukseli.
Nder dhe lavdi ish Flotës tonë luftarako detare… detarëve, nënoficerve, oficerve dhe gjithë personelit tjetër teknik të cilët me përkushtim dhe ndienje të lartë atdhedashurie e kryen me nder e dinjitet, misionin e tyre historik që u pat ngarkuar Populli, Atdheu dhe Komandanti ynë i përgjithshëm Enver Hoxha !

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: LAVDI TE PERJETESHME KONGRESIT HISTORIK TE PERMETIT- 81 VJETORIT TE TIJ!

Per ata qe nuk i njohin te vertetat historike ,apo te tjere qe kerkojne ti …