Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Ta ndalojmë rrëshqitjen e Kosovës drejt autokracisë partiake

Kryeministri dhe deputeti i LDK-së,, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ai ka bërë thirrje për ndalimin e asaj që e cilëson si rrëshqitje të Kosovës drejt një “autokracie partiake”. Hoti ka vënë në pah dallimet në qasjen qeverisëse të LDK-së në krahasim me sjelljen aktuale të pushtetit, duke përmendur raportet me media, gjyqësor, shoqëri civile, komunitetin e biznesit dhe aleatët ndërkombëtarë. Gjatë viteve të qeverisjes së LDK-së, kemi pasur mospajtime me shumë akterë publikë e privatë, por gjithmonë kemi vepruar me maturi dhe respekt institucional,” shkruan Hoti. Ai përmendi se gjatë qeverisjes së LDK-së, përkundër mospajtimeve me RTK-në, Gjykatën Kushtetuese apo komunitetin e bizneseve, nuk janë marrë masa ndëshkuese apo sulmuese, por është ruajtur dialogu institucional dhe respekti ndaj pavarësisë së secilës palë. Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kështu duhet të sillet një qeveri normale,” thekson Hoti, duke e cilësuar sjelljen aktuale të qeverisë Kurti si devijim nga parimet demokratike dhe institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë.  ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e …