Vlora Çitaku

Shkyçjet masive nga rrjeti i energjisë rrezikojnë mijëra vende pune

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Citaku, ka ngritur alarmin për rrezikun e papunësisë masive, pas nisjes së shkyçjeve të bizneseve nga rrjeti elektrik, si pasojë e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në tregun e lirë të energjisë. Sipas saj, mbi 1400 biznese, kryesisht prodhuese, janë duke u përballur me ndërprerje të dhunshme të energjisë elektrike, çka mund të lërë mijëra qytetarë pa punë. Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike dhe humbjen e mbi 22 mijë vendeve të punës. Kompania KEDS ka konfirmuar se sot ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë kaluar në tregun e lirë, dhe ka identifikuar gjithsej mbi 1400 njehsorë që pritet të shkyçen. Opozita akuzon qeverinë për veprime të papërgjegjshme dhe rrënim të sektorit privat, ndërsa situata po cilësohet si alarmante nga komuniteti i biznesit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …