leoni

BDI: Nga izolimi europian drejt botës serbe: VLEN mban përgjegjësi historike

Çështja e Alta Bankës është kapje strategjike e mekanizmave të vendit dhe dëshmi e margjinalizimit të VLEN-it në qeveri.
 Sa i takon çështjes së Alta Bankës, ne e kemi paralajmëruar me kohë. Por nuk kemi qenë vetëm ne, 461 deputetë të Parlamentit Europian kanë vlerësuar se Maqedonia është bërë pjesë e botës serbe.
Kjo do të thotë se bota serbe ka hyrë në sistemet strategjike të vendit, për të kapur ndikim mbi partitë në pushtet, dhe se VLEN-i është bërë pjesë e kësaj kapjeje.
Paralajmëruan bankë shqiptare, por përfunduam me një bankë serbe. Çështja e bankës nuk është lojë  ajo është përfshirje direkte dhe kapje e mekanizmave kryesorë për të ndikuar në politikë.
Ato banka do të financojnë kompani dhe biznese, dhe në këtë mënyrë, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi, do të kapin politikën e vendit.
Përveç izolimit nga Bashkimi Europian, tani po lëvizim drejt botës serbe, dhe për këtë situatë VLEN-i do të mbajë përgjegjësi historike. Kjo gjithashtu tregon margjinalizimin e tyre në qeveri, pasi nuk kanë asnjë ndikim  ose, mos e dhëntë Zoti, janë bërë pjesë aktive e kësaj kapjeje.
Ky është realiteti i hidhur që duhet ta shohim qartë: Maqedonia e Veriut nuk mund të lejojë kapjen e institucioneve strategjike nga bota serbe, dhe askush nuk mund të ikë nga përgjegjësia historike.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral Ulutash priti përfaqësuesin ushtarak britanik Sir Ian Cave në NATO, diskutuan mbi sigurinë në Kosovë

Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, e ka pritur sot Gjenerallejtnantin …