SHBA paralajmëron Kurtin për “truket” në KQZ

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, për herë të dytë brenda një viti, ka shkaktuar reagime serioze nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomacia amerikane ka rritur tonet ndaj qeverisë në largim, duke e parë këtë si një veprim populist me prapavijë elektorale dhe një rrezik për procesin demokratik në vend. Shefja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipatti, , ka tërhequr disa herë vërejtjen për këtë çështje, duke u takuar një ditë më parë me kryeministrin në largim Albin Kurti – vetëm një orë para se KQZ të merrte vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe. Reagimi i QUINT dhe i Bashkimit Europian ishte i përbashkët, por u parapri nga vërejtjet e ashpra të SHBA-së. Ndërkohë, qëndrimi i BE-së dhe sidomos i Gjermanisë është afruar më shumë me linjën amerikane, me ambasadorin Jorn Rohde që tashmë mban një ton më të rezervuar krahasuar me të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik vazhdon, rrezik për një aktgjykim të tretë nga Kushtetuesja

Edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos konstituohet, për …