Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse Kuvendi nuk ndërmerr masa për shkarkimin e kryetarit aktual, Dimal Basha. Në një komunikatë për opinionin publik, OVL UÇK bëri të ditur se Këshilli Drejtues i saj ka diskutuar zhvillimet e fundit dhe ka marrë vendime për hapat e ardhshëm. “Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të OVL UÇK, u diskutua çështja e Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me veprimet tona të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Veteranët rikujtuan se më 28 gusht kanë kërkuar publikisht shkarkimin e Bashës, ndërsa një ditë më pas kanë dërguar letra zyrtare grupeve parlamentare dhe partisë që e ka propozuar atë, për të inicuar procedurën e shkarkimit. “Sipas vendimit tonë, nëse nuk iniciohet shkarkimi i Dimal Bashës kurdo që do të mbahet seanca e parë, protestat janë të pashmangshme për shkak të fyerjeve dhe shpifjeve që ai ka bërë ndaj UÇK-së në punimin e tij shkencor, së bashku me Jana Arsovskan”, thuhet në komunikatë. OVL UÇK ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e popullit dhe se askush nuk ka të drejtë ta njollosë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …