Shaip Kamberi

Shaip Kamberi kërkon tabela të veçanta regjistrimi për Preshevën

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një iniciativë për ta pajisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit, duke theksuar se kjo komunë duhet të trajtohet njësoj si të gjitha komunat e tjera të Serbisë. Kamberi ka bërë të ditur se aktualisht në Preshevë janë të regjistruara 12.387 automjete, ndërsa komuna ka 33.449 banorë rezident dhe 59.024 banorë në total, duke përfshirë edhe jorezidentët. “Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës. Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, ka theksuar Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti uron besimtarët për Fitër Bajrami: Paqe, harmoni dhe begati për të gjithë

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke …