Ferat Shala: Qeveria po i dëmton konsumatorët me vendime të gabuara në sektorin energjetik

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, për mashtrim dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve e bizneseve, si pasojë e kalimit të detyruar në tregun e lirë të energjisë elektrike. Sipas tij, konsumatorët gjatë muajve të verës kanë paguar tarifa të dyfishuara, ndërsa në stinën e dimrit pritet që faturat të shënojnë rritje deri në katërfish. “Qeveria dhe ZRRE këtë e quajnë ‘reflektim të kostove’, por në realitet bëhet fjalë për një vendimmarrje të gabuar, të paqartë dhe pa përgatitje të tregut. Ndërkohë që bizneset po mbyten nga çmimet e larta, lind pyetja: a do të jetë radha e ekonomive familjare që të përballen me shtrenjtim të ri të energjisë?”, ka deklaruar Shala. Ai ka theksuar se edhe vetë ZRRE tashmë ka sinjalizuar një rritje të mundshme të çmimit për konsumatorët familjarë në muajin dhjetor, duke e konsideruar këtë si goditje të dytë brenda një viti. Duke iu referuar të dhënave të sektorit energjetik në pesë vitet e fundit, Shala ka paralajmëruar se pasojat financiare do të jenë të mëdha dhe afatgjata për ekonominë e Kosovës. “Deri më sot, dilemat për ekzistencën e një mafie energjetike mund të kenë qenë të hapura. Sot, ajo ka adresë të qartë: Qeverinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …