Hykmete Bajrami: Kosova po rrëshqet drejt krizës së thellë ekonomike

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se bllokada politike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe aleatëve të tij po e çon Kosovën drejt një krize të thellë ekonomike. Ajo ka theksuar se deficiti tregtar është rritur ndjeshëm, inflacioni po shënon shifra alarmante, ndërsa investimet kapitale kanë rënë në nivelin më të ulët historik. Sipas saj, qeveria nuk po investon në ekonomi, çmimet po rriten çdo ditë dhe bizneset po përballen me kosto të energjisë trefish më të shtrenjtë, çka po dëmton prodhimin vendor dhe po rëndon mbi familjet kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …