Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nëse Kosova është si Siria kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Ka kohë që çdo deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, është goditje mbi demokracinë, mbi mendimin opozitar, mbi idetë ndryshe të demokracisë. Ky njeri si duket i edukuar në shkollat e Kumrovcit te LKJ-së, në shkollat e njëmendësisë komuniste i ka mbetur idol, shteti totalitar i Tito – Rankoviqit, mbase edhe i Millosheviqit! Tani është i angazhuar që edhe shtetin e Kosovës ta shndërroi në sistem totalitar! Të cilin po e krahason me shtetet më të dështuara të Botës! Nëse është kështu si po e quan Kryeministri i vendit, kush e solli në ketë ditë Kosovën?! Ju, krerët e koalicionit qeverisës a ndjeheni përgjegjës dhe cili është kontributi i juaj këtu? Atij  regjimi i pat shërbyer gjatë Isa Mustafa, për dekada të tëra. Totalitarizmi jugosllav çdo përpjekje të shqiptarëve për çlirim e liri, e quante: “irredentizëm, nacionalizëm, fashizëm, që qellim final kishin, shkatërrimin e shtetit të punëtorëve e vëllazërim-bashkimin dhe bashkimin e shqiptarëve në Jugosllavi me Shqipërinë”. Ata, kurrë nuk shikonin nga vetja e tyre, vetëm te shqiptarët nacionalist! Po ky Kryeministër, që në kohën e Luftës Çlirimtare (1998/99), ishte Ministër i Financave në Qeverinë e Bukoshit, luftëtarëve në Kosovë ua patën ndërprerë financimin. Edhe atëherë në Kosovë vriteshin fëmijë, gra e pleq, zoti Kryeministër, por atëherë pak mendoje për golgotën shqiptare te fëmijëve të vrarë, të 20.000 grave të dhunuara dhe të rreth 13.000 njerëzve të vrarë e të zhdukur! Ndërprerja e financimit për çlirimtaret, nuk ishte gjë tjetër veçse sabotim i luftës, pa aftësim i veprimeve luftarake kundër makinerisë vrastare serbe, ishte vënie në shërbim të pushtuesit, pasi ai e dëshironte paaftësinë luftarake të UCK-së. Edhe Serbia e kohës, çlirimtarët i quante: “terrorist e fundamentalist islamik” luftëtarët e lirisë. Madje edhe para pak kohe, drejtues të lartë të shtetit të Serbisë e akuzonin Kosovën për ISIS?!

Sot koha e atyre epiteteve ka mbaruar. Ju po i sillni epitetet e reja. Sot, Kryeministri i Kosovës, luftën opozitare për një qeverisje ndryshe dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale me sovranitetin e shtetit, ja me ke e krahason: “Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Omar Daqnesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Avganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë.”

Kryeministër pas kësaj që keni thënë shtrohet pyetja: Cila është përgjegjësia e juaj dhe e bashkëpunëtorëve tuaj në qeverisje për ketë realitet tepër të zymtë që e keni përshkruar me dorën tuaj në fb? Kush është përgjegjës për ikjen e para sa kohëve te 100.000 qytetarëve nga Kosova?  Mos edhe ajo ishte vepër e opozitës? Kryeministri bëri edhe një gabim të madh, kur ju drejtua miqve të tij e jo qytetarëve të Kosovës. Ai duhet të deklaroi se, a është Kryeministër i miqve apo i qytetarëve të Republikës?! Është aty për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve apo te akrabave?! Apo për t’i punësuar miqtë e akrabatë, ashtu si po dëgjojmë përditë! Apo ndoshta ai po i ndan qytetarët e Kosovës në miq e armiq! Tamam logjikë komuniste?!

Akuza të tilla të renda vendit të vet nuk besoj që do t’i bënte ndonjë Kryeministër i përgjegjshëm?! Madje, nëse gjendja është kaq e zymtë dhe e pa shtegdalje në Kosovë, pse nuk dorëheqesh?   Nuk dorëheqesh se më nuk mund t’ju krijoni favore miqve e fisit! Prandaj po e rrezikoni tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit që duhet ta mbroni!

Nëse Kosova është si: “Siria, Afganistani, Iraku, Libia, Ukraina e Krimeja”, cili është roli i juaj në gjithë ketë katrahurë?! Madje, pse atëherë duhet t’ju mbështesin për gjithë ketë katrahurë afro-aziatike (të grumbulluar në 11.000 km. Katrore), miqtë nga SHBA-ja e Bashkimi Evropian?

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …