Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, akuzohet për shkelje të ligjit me angazhim politik

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, po akuzohet se ka shkelur ligjin e këtij institucioni të pavarur, duke u përfshirë në fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nurboja ka promovuar publikisht kandidaturën e bashkëshortes së tij, Mimoza Nurboja, për asamblenë komunale të Pejës, si dhe kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune, Taulant Kelmendin. Sipas nenit 41 të Ligjit qëndrore, guvernatori dhe anëtarët e bordit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete politike. Po në këtë nen, pika 2.3 përcakton se një anëtar i bordit mund të shkarkohet nga detyra nëse përfshihet në aktivitete të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …