Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali Kallxo.com, ku dyshohet se prokurorja Edina Jupolli dhe një gjyqtare kanë biseduar me një të akuzuar për dhunë në familje, ndërsa viktimës – një nënë e një vajze katërvjeçare – i ishte planifikuar të mohohej e drejta e fjalës në gjykatë. Në reagim, Prokuroria ka theksuar se rasti do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe, nëse vërtetohen elemente të shkeljes disiplinore, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore. Kryeprokurori ka siguruar opinionin publik se integriteti dhe paanshmëria e institucionit do të ruhen, duke theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. _gazeta metro-

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …