Bashkim Hoxhaj: Nëse Demokracia dështon, atëherë një “stabilokraci” si zgjidhje e përkohshme mund të na bëhet e domosdoshme

Institucionet tona demokratike kanë degraduar për shkak të paaftësisë politike, korrupsionit dhe mungesës së vullnetit për të qeverisur me përgjegjësi. Në këtë kontekst, një stabilokraci e përkohshmen , mund të shihet si një zgjidhje më e pranueshme se sa rënia në anarki.
Historia ka treguar se rendi dhe stabiliteti janë parakushte themelore për zhvillimin e një shoqërie. Pa një shtet funksional asnjë sistem demokratik nuk mund të japë fryte të duhura. Në situata ku “anarkia kërcënon”, njerëzit e zakonshëm nuk kanë kohë, as mundësi të mendojnë për ideologjitë në kokat e liderëve . Ata kërkojnë siguri, para për bukë dhe mundësi pagese të faturave. Në këtë gjendje të rënduar siç është Kosova, shumë njerëzit rrezikojnë të mos i kenë ato.
Në shumë vende, veçanërisht në shtetet në zhvillim ose me institucione të dobëta, demokracia është reduktuar në një proces zgjedhor krejtësisht formal. Elitat politike shpesh janë të papërgjegjshme, të korruptuara dhe të paafta për të qeverisur për interes të popullit.
Në një ambient të tillë, kërkesa për një siguri më të madhe sa vjen e rritet. Në anën tjeyëe njerëzit dëshpërohen, kërkojnë rrugë alternative për mbijesesë dhe ia mësyjnë vendeve të tjera.
Albin Kurti është edhe i paaftë, edhe pa vullnet për të gjetue zghidhje, është dhe prepotentë që keqpërdorë në mënyrë permanente pozitën që mban.
Amerikanët nuk janë armiq të Kosovës; ata nuk kanë qëllime proserbe ndaj një shteti për të cilin kanë harxhuar shumë, që fundja vet e kanë krijuar. Sulmet propagandistike kundra Amerikës nëpër komente portalesh të lansuara nga zyret e VV’së, janë antikombëtare. Pikë. Prandaj, largimi përgjithmnonë i kësaj kaste politike nga skena e Kosovës, është detyrë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: ATY KU EKSTREMI BËHET NORMË – SHOQËRIA PO TË SHPËRBLEN

Prof. Jeton Kelmendi PhD: Kosovën e udhëheq zonja më pak se gjysmëpresidente

Në çdo demokraci moderne, roli i presidentit është të mishërojë unitetin e kombit. Presidenti nuk …