leoni

137 mijë euro për 15 vizita: 26 zyrtarë shoqëruan Vjosa Osmanin vetëm në pesë muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kabineti i saj kanë shpenzuar mbi 137 mijë euro gjatë 15 vizitave zyrtare të zhvilluara nga janari deri në maj të këtij viti. Sipas të dhënave të siguruara nga Zyra e Presidentes përmes qasjes në dokumente publike, në këto udhëtime e kanë shoqëruar gjithsej 26 anëtarë të kabinetit, ndërsa shpenzimet përfshijnë:

54,105.34 euro për akomodim

81,440.48 euro për udhëtim

1,634.36 euro si shpenzime të tjera (dreka e darka zyrtare, internet për ekipin multimedial dhe shpenzime të ndryshme ditore).

Në përgjigjen zyrtare thuhet se shpenzimet janë institucionale dhe jo individuale, meqë në darka e takime kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë nga Kosova apo shtetet nikoqire. Megjithatë, Presidenca nuk ka dhënë përgjigje lidhur me: arsyet konkrete të secilës vizitë, rezultatet e arritura, si dhe numrin e saktë të zyrtarëve që kanë shoqëruar presidenten në çdo udhëtim.

Redaksia e KOHA është ende në pritje të sqarimeve shtesë nga Zyra e Presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Media holandeze raporton për protestën e shqiptarëve në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Në Hagë, para objektit të Gjykatës Speciale për Kosovën, këtë të diel është zhvilluar një …