Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Komisioni Shtetëror: Vija kufitare e komunave dhe e shtetit të Kosovës nuk është ndryshuar në periudhën 1974-2016

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit përmes një komunikate sërish mbron punën e vet dhe mohon akuzat e dyshimet ndaj procesit të demarkacionit të kufirit. Komisioni thekson se vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror përmes argumenteve të plota ka hedhur poshtë një prej pretendimeve më absurde që kanë qarkulluar deri më tani në kauzën politike kundër procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.  Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si dhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Komisioni ka konfirmuar se është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se “nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi miraton Buxhetin 2026 pa amendamentet e opozitës, miratohet me 62 vota pro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin …