leoni

Faton Mehmetaj

Faton Mehmetaj: Malit të Zi ka asimiluar dhe i ka detyruar me dhunë shqiptarët t’i lëshojnë trojet e veta

Në një studim të argumentuar e të  faktuar lidhur me vendosjen e vijes kufitare të  Kosovës me Malin e Zi, analisti dhe publicisti i mirënjohur, Faton Mehmetaj ka përkujtuar se “në periudha të ndryshme historike, deri në ditët e sotme,  aparati shtetëror i Malit të Zi i ka asimiluar dhe i ka detyruar me dhunë shqiptarët në Mal të Zi t’i lëshojnë trojet e veta. Edhe përkundër dhunës, shtypjes e spastrimit etnik gjatë shekujve, shqiptarët në Mal të Zi edhe pse pa kurrfarë të drejtash, madje shpeshherë nuk e kanë gëzuar as të drejtën për jetë, kanë rezistuar gjerë në ditët e sotme. Madje, aparati shtetëror malazez ka shkuar aq larg me teoritë e tyre asimiluese sa që në disa etapa gjatë historisë kanë qenë pushtues e kolonizues edhe të një pjese të Kosovës edhe përkundër faktit se Mali i Zi që nga viti 1878 nuk ka pas kurrë më shumë se gjysmë milioni njerëz, prej tyre rreth 50 për qind shqiptarë. Edhe përkundër sjelljeve të padrejta ndaj shqiptarëve gjatë historisë, shqiptarët i kanë dalë në krah dhe në ndihmë Malit të Zi në të gjitha kohërat kur është sulmuar nga armiqtë e ndryshëm. Nuk duhet harruar se shqiptarët në Mal të Zi ishin dhe janë faktori vendimtar për shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi nga Unioni Serbi-Mali i Zi, si dhe për ekzistencën e mëtutjeshme të tij si shtet”.  (Shkrimi i plotë në “Analiza”).

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …