leoni

Jonathan Moore: Pezullimi i dialogut strategjik, pasojë e politikës kundër interesave amerikane nga Kurti

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon në Klan Kosova, dha një analizë të drejtpërdrejtë mbi krizën aktuale në marrëdhëniet Kosovë–SHBA. Moore u shpreh se vendimi i Uashingtonit për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilin ai e akuzoi se ka punuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, të bashkësisë ndërkombëtare dhe madje edhe të vetë Kosovës. “Ky pezullim lidhet me faktin se Albin Kurti, në kapacitetin teknik si kryeministër, ka punuar kundër interesave të SHBA-së dhe qeverisë së vet. Jam i detyruar ta them këtë duke parë punën e muajve të kaluar dhe raportet me administratat amerikane”, deklaroi Moore. Në analizën e tij, diplomati amerikan e përshkroi gjendjen në Kosovë si stagnim politik, madje si kthim prapa krahasuar me vitet e mëparshme, duke theksuar mungesën e progresit në dialogun me Serbinë dhe proceset integruese euroatlantike. Moore përmendi edhe angazhimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të cilin e cilësoi si një diplomat të aftë që punoi ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të shtyrë përpara dialogun dhe për të sjellë ndryshim. Megjithatë, sipas tij, përpjekjet e Hovenier dhe të administratave amerikane nuk kanë sjellë rezultat për shkak të politikave të ndjekura nga Kurti. Në përfundim, Moore nënvizoi se Kosova rrezikon të humbasë një mundësi historike për integrim dhe forcim të partneritetit me SHBA-në dhe BE-në, nëse vijon kjo qasje konfrontuese dhe e paorientuar.

Kontrolloni gjithashtu

Williams në Hagë: Fonde të kushtëzuara, tensione mes Bukoshit dhe UÇK-së – akuza, dyshime dhe boshllëqe në koordinimin politik të luftës

Rrëfimi i Williams-it, në Hagë hedh dritë mbi një nga pikat më të ndjeshme të …