Fitim Selimi

Fitim Selimi: PO BIEN TEORITË E MANIPULIMIT TË MASAVE

Pjesa më e madhe e qytetarisë i përket të rëndomtës. Në rrjedhën e zhvillimit tonë shoqëror, kjo pjesë shpesh është vënë përballë një presioni të pazakonshëm mobilizues, i cili synonte ta vë në kundërshtim me të madhërishmen – nga nevoja e individëve apo strukturave të caktuara për ta relativizuar dhe zbehur atë.
Megjithatë, kam bindjen se sot e rëndomta jonë është më e pasuruar dhe më cilësore: ajo nuk mbetet më në nivelin e padijes së dikurshme, nuk është më e manipulueshme dhe nuk vihet më lehtë në shërbim të interesave të ngushta. Pikërisht për këtë arsye, edhe e madhërishmja është sot më pak e cenueshme.
Ky evolucion më jep shpresë se narrativat mashtruese, qofshin ato të veshura me ideologji apo me “teori” të rreme udhëheqjeje, nuk do të gjejnë më terrenin e dikurshëm për të manipuluar masën. Sepse aty ku e rëndomta ngrihet në nivelin e vetëdijes, edhe e madhërishmja fiton mbrojtjen e saj natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Hoxhaj: Mungesa e qasjes kritike dhe zotërimit gjuhësor në diskursin publik

Në vitet e fundit, diskursi publik në hapësirën shqiptare është mbushur me zëra që pretendojnë …