Rubin e Williams ndezin debat historik, Kurti e Osmani zgjedhin heshtjen”

Dëshmitë e fuqishme të ish-diplomatit amerikan James Rubin dhe të ish-këshilltarit ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, kanë tronditur themelet e procesit gjyqësor në Hagë, duke rrëzuar shumë nga narrativat e ngritura mbi luftën e UÇK-së. Por, përderisa mediat ndërkombëtare dhe rajonale pasqyrojnë këto zhvillime si një kthesë të madhe, në Kosovë bie në sy heshtja e plotë e Kryeministrit Albin Kurti, Presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë aktuale. Në një moment kur ish-zyrtarë të lartë amerikanë po e cilësojnë UÇK-në si forcë të drejtë dhe partner strategjik të Perëndimit, udhëheqja aktuale e vendit zgjodhi të mos reagojë. Ky boshllëk politik kontraston fort me zërat që erdhën nga Tirana dhe Shkupi: Edi Rama dhe Ali Ahmeti artikuluan mbrojtjen e pastërtisë së luftës çlirimtare dhe denoncuan padrejtësitë që po ndodhin në Hagë. Ndërkohë, ekspertë vendorë si Arsim Bajrami dhe Blerim Latifi e cilësuan dëshminë e Rubin si “historike”, duke theksuar se ajo rrëzon konstrukcionin e akuzës së Speciales për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Për ta, dëshmia e Rubin është një dëshmi autentike e mbështetjes amerikane për luftën e drejtë të shqiptarëve, ndërsa fjalët e Williams për UÇK-në si “dimension kyç i fabrikut politik të Kosovës” janë një vulë e re mbi legjitimitetin e saj. Në këtë panoramë, pyetja që lind është: si është e mundur që në momentin kur dëshmitë amerikane e fuqizojnë narrativën e drejtësisë për çlirimtarët, qeverisja aktuale në Kosovë hesht, ndërsa kritikët e saj brenda dhe jashtë vendit po e artikulojnë me zë të lartë këtë të vërtetë?

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Rubini dhe Kadareja, dëshmi që rivendosin dinjitetin historik të UÇK-së

Analiza e Prof. Dr. Sylë Ukshinit hedh dritë mbi dëshminë e James Rubinit në Hagë …