Jorn Rohde paralajmëron: Kosova rrezikon të humbasë mundësi pa formuar Qeverinë e re

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të formohet sa më shpejt Qeveria e re, duke theksuar rëndësinë e saj për avancimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Rohde paralajmëroi se vonesat në krijimin e institucioneve mund të sjellin pasoja serioze, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe fonde të ndryshme nga Bashkimi Evropian. Ai përmendi shembuj rajonalë, si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë përparuar me kapituj të rinj për anëtarësim në BE, duke paralajmëruar se Kosova mund të mbetet pas. “Gjermania është partner i fortë i Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, liberalizimi i vizave dhe mbështetja për anëtarësim në Këshillin e Evropës tregojnë angazhimin tonë, por nëse nuk keni Qeveri, rrezikoni të humbisni autobusin,” tha Rohde, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të plotë të institucioneve për integrimin europian. Ai gjithashtu rikujtoi përvojën e Serbisë, ku vonesat në reforma kanë penguar përparimin: “Nëse nuk i kryeni detyrat e shtëpisë, mund të ketë pasoja. Dhe nëse nuk keni Qeveri, nuk mund të jeni partnerë të plotë – as bilateralë, e as për BE-në.” Mungesa e një Kuvendi aktiv ndikon direkt në shfrytëzimin e fondeve evropiane: Thjesht, nëse paratë nuk vijnë, është sepse Parlamenti nuk punon. Ka rrezik që këto fonde të humbasin nëse situata vazhdon gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ngre shqetësime për Gjykatën Speciale në takim me ambasadorin francez

Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në …