UNMIK

Serbia këmbëngul që UNMIKU të mbetet edhe më tej në Kosovë, edhe pse i reduktuar vetëm për serbët

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, ka deklaruar se  Serbia këmbëngul që misioni i OKB-së të mbetet edhe më tej  në Kosovë, edhe pse ky mision është reduktuar vetëm në veri të vendit tonë. “Serbia këmbëngul se misioni i OKB-së të mbetet mandati i pandryshuar dhe me përbërje të pandryshuar, sepse ne besojmë se ky mision vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Daçiq, i cili pretendon se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ende është dokument valid për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …