leoni

Zjarret po zgjerohen në Shqipëri ku pas Shëngjinit është përfshirë edhe Velipoja

Zjarret po zgjerohen në Shqipëri ku pas Shëngjinit është përfshirë edhe Velipoja

Pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket. Gjendja është konstatuar në  vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë. Erërat e forta favorizuan përhapjen dhe në pak kohë u dogjën disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet si pasojë e erërave. Për shkak te mungesës së rrugës ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe nëse situata përkeqësohet mund të kërkohet ndihma e helikopterit. Ndërkaq zjarri që ka nisur prej tre ditësh në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar deri më tani qindra hektarë pyje me pisha. Edhe pse gjatë gjithë ditës së premte është ndërhyrë me helikopterë nga ajri, ende nuk është bërë e mundur shuarje e flakëve. Si në qendër të Shëngjinit ashtu dhe në zonën e Ranës së Hedhun zjarri vijon ende.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …