Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

27 vite nga rënia heroike e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe dëshmorëve të kësaj beteje

Sot shënohet përvjetori i rënies heroike të Fehmi Lladrovcit, Xhevë Krasniqi–Lladrovci, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, të cilët më 22 shtator të vitit 1998 ranë në altarin e lirisë gjatë një beteje të përmasave të mëdha. Fehmi Lladrovci, veprimtar dhe i burgosur politik i viteve ’80, ishte gjithashtu pjesëmarrës në luftën atdhetare të Kroacisë në vitin 1991, ndërsa më pas u radhit në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në verën e vitit 1998, ai udhëhoqi Zonën Operative të Drenicës si komandant, duke u shndërruar në një figurë kyçe të rezistencës së armatosur kundër okupimit serb. Bashkë me të, në këtë ditë ranë edhe Xhevë Krasniqi–Lladrovci, një veprimtare dhe luftëtare e dalluar e UÇK-së, dhe dëshmorë tjerë të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lufta e tyre vazhdon të kujtohet si një akt i lartë atdhedashurie dhe një shembull frymëzimi për brezat e sotëm e të ardhshëm. Institucione, familjarë dhe qytetarë do të mbajnë aktivitete përkujtimore për nder të tyre në Drenas dhe qytete të tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Radio-Evropa e Lirë, intervistë me Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA

Charles Kupchan: Nëse Qeveria vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA kjo do të ishte vetë shkatërruese për Kosovën

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka tërhequr vërejtjen se nëse …