leoni

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Gjykimi i dytë ndaj Thaçit afrohet – Prokuroria refuzon shtyrjen, mbrojtja me afate të shkurtra

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka dorëzuar dosjen paraprake publike kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të bashkë akuzuarve të tij, duke sinjalizuar se procesi i dytë gjyqësor ndaj tyre është gati të nisë para datës 2 mars 2026. Prokurorja Kimberly West dorëzoi dokumentin në version publik në orën 23:43 të së martës, pavarësisht se ankesa të Thaçit për juridiksionin e trupit gjykues janë ende në shqyrtim në Dhomën e Apelit. Ky hap nënkupton se kërkesa e mbrojtjes së Thaçit që gjykimi të shtyhet deri pas përfundimit të procesit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nuk është marrë parasysh. Sipas vendimit, dosja do t’i kalojë trupit gjykues në gjysmën e parë të nëntorit, me synim nisjen e procedurës më herët se afati i kërkuar nga mbrojtja. Një sfidë shtesë për ekipin mbrojtës është fakti që dëshmitarët e këtij procesi janë të njëjtit që do të dëshmojnë edhe në rastin kryesor, gjë që sipas avokatëve të Thaçit i kufizon mundësitë për t’i intervistuar dhe përgatitur për mbrojtje. Prokuroria ndërkohë ka dorëzuar listën e provave dhe dëshmitarëve, ndërsa mbrojtjet kanë afat vetëm deri më 20 tetor për të dorëzuar dosjet e tyre paraprake. Thaçi, së bashku me Hajredin Kuçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, akuzohet për pengim të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. …