Të nderuar vëllezër e motra! Të pikëlluar thellë, sot po ndahemi nga shoku ynë i çmuar.
Nuhiu u lind në vitin 1967, në një kohë të vështirë për popullin tonë nën okupim, mbi të cilin rëndonte represioni edhe varfëria. Prindërit e Nuhiut, babai Selimi e nëna Hajrije ishin fshatarë bujarë e punëtor të cilët i mbanim me mund të pesë fëmijët e tyre.
Nuhiu pas shkollës fillore, shkoi në Drenas në të mesmen, kurse në Prishtinë i vazhdoi studimet në degën e makinerisë.
Nëpër sfidat e kohës Nuhiu mori frymëzmin kombëtar nga ngajrjet e kohës, si dhe nga patriotë e veprimtarë, siç ishte edhe daja i tij, Avdullah Gashi nga Ferizaji.
Rrethanat e ngjarjet e vrullshme, e brumosën atë me idetë patriotike. Ngjarjet e përgjakshme të ’81-shit, ndikuan shumë te ai. Në vitet e më vonshme, kjo do të ndikoj te ai që të formojnë grupin e tyre ilegal, për të punuar në mënyrë të organizuar kundër armikut.
Si rezultat i punës intensive, Nuhiu kishte rënë në kontakt me patriotin e shquar Fadil Vata, njërin prej udheheqësve të LPRK. Në këtë periudhë ai po ashtu kishte bashkëpunim edhe me dëshmorin e kombit Imer Alushani, nga fshati i tij.
Për shkak të aktivitetit të dendur, Nuhiu ra sy të armikut, prandaj në shtator të vitit 1989 arrestohet bashkë me tjerë, dhe vuan tetë muaj në burg. Aty pati rastin të njihet me dëshmorin e kombit Bahri Fazliu, me të cilin do të bashkëveproj edhe pas burgut, në kuadër të organizatës ilegale LKÇK.
Pas burgut, dhe pas ngjarjeve të bujshme të vitit 1989, ku ranë shumë dëshmorë, Nuhiu me shokët e vet nuk e ndalën punë, por e rritën. Rrethanat po acaroheshin, koha kërkonte më shumë punë. Për t’ia pre rrugën, drejtimit nga po i vinte rreziku kryesor, armiku në vitin 1993 ndërmorri një fushatë të egër arrestimesh të veprimtarëve ilegal patriot.
Në këtë, rrethi shkonte duke u ngushtuar. Pasi u konsultua me shokë më të vjetër, ata i kërkojnë Nuhiut të largohet përkohësisht jasht vendit. Kështu, në vitin 1993 detyrohet të kaloj fillimisht në Shqipëri e më vonë në Gjermani.
Nuha i përjetoi rëndë arrestimet e shumta që okupatori kreu gjatë këtij viti. Lëvizjet ilegale si LPK dhe LKÇK u dëmtuan rëndë dhe organizimi ilegal atë kohë nuk kishte forcë të mjaftueshme për vazhdimin e veprimtarisë brenda.
Nuhiu vendoset në Gjermani në qytetin e Ahernit dhe pa humbur kohë vihet në kontakt me organizimin jasht i cili vepronte prej vitesh. Ndarja nga atdheu ishte e rëndë për te, por kjo ishte vetëm fizikisht, sepse Nuha punoi pa u ndal për ta fuqizuar organizimin dhe për t’u ardhur në ndihmë veprimtareve të paktë që mbetën me detyrë brenda vendit.
Aksionet e para guerile te UÇK-së, krijuan optimizëm të shtuar në radhët e mërgimtarëve. Këtë situatë të favorshme e shfrytëzoi edhe Nuha për ta shtri ndikimin te mërgimtarët. Përpos punës ku punonte, Nuha gjithë kohën tjetër ia kushtoi organizimit për çlirim. As që mund të llogariten ditët e netët nëpër rrugët e gjata, ku një mëngjes e zinte në një shtet e mbrëmja në një tjetër, çdo interesimi të mergimtareve Nuhiu i përgjigjej menjëherë. Banesa e tij u bë një bazë e veprimtarëve duke qenë e hapur në çdo kohe. Hanifja, bashkëshortja e tij ishte ndihmë e krah i tij që ju gjet në çdo kohë.
Nuhiu ishte modest, i thjeshtë, të bënte për vete që me njohjen e parë. Këto vyrtyte ja vlerësuan edhe të huajt: pronari i fabrikës nuk e largoi nga puna edhe kur ai mungonte me javë, sepse e kishte kuptu që ai punëtor i thjesht që vinte me sy të mavijosur nga pagjumësia, ishte pjestar i një populli që po luftonte për liri, liria e të cilit duhej të bëhej pjesë e lirisë së kontinentit të vjetër.
Nuhiu gjithë jetën mendoi e veproi vetëm kombëtarisht. Ai ju gëzua çlirimit për të cilin bëri sa mundi, por nuk mjaftohej veç me Kosovën e çliruar, ai e donte atdheun të zhvilluar e të përparuar, ai donte që zhvillimi i arsimit, kulturës, ekonomisë e hallkave tjera, të ecnin në harmoni. Çdo ngecje në trojet shqiptare, atë e brengoste shumë!
Me këto shqetësime Nuha jetoi deri në frymën e fundit.
Ai dha shumë, e nuk mori as nuk kërkoi asgjë nga shoqëria.
Lavdi jetës dhe veprimtarisë së tij!
Më 26.09.2025, Komoran