Fondacioni Jahjaga forcon rolin e grave dhe shoqërisë civile në siguri përmes partneritetit me GIZ-in në Kosovë

Fondacioni Jahjaga, i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon të jetë një ndër zërat më të fuqishëm për fuqizimin e grave dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më gjithëpërfshirëse në Kosovë. Sot, Fondacioni nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me GIZ-in në Kosovë, i përfaqësuar nga drejtori David Oberhuber, në prani të z. Oliver Janser, në kuadër të projektit EU4FAST, që ka për qëllim luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Nga Fondacioni Jahjaga, memorandumin e nënshkroi drejtoresha ekzekutive, znj. Egzona Bexheti, e cila theksoi se ky bashkëpunim do të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Kosovë dhe rajon.

Ky partneritet synon zhvillimin e hulumtimeve të përbashkëta, hartimin e politikave, organizimin e konferencave rajonale dhe punëtorive që fuqizojnë gratë, rininë dhe shoqërinë civile. Njëkohësisht, marrëveshja pritet të kontribuojë në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe në nxitjen e reformave gjithëpërfshirëse, duke e vendosur Kosovën në rrugën e paqes së qëndrueshme dhe të integrimit demokratik.

Nisma e sotme është edhe një dëshmi tjetër e angazhimit të vazhdueshëm të ish-presidentes Jahjaga dhe fondacionit të saj për ta bërë shoqërinë kosovare më të barabartë, më rezistente dhe më të gatshme për sfidat rajonale dhe globale.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf B.Bajrami: Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë , nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e kryera në Kosovë (1998–1999)

Isuf B.Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste

Roli i Serbia në Ballkan dhe më gjerë ka një rëndësi strategjike që shpesh nënvlerësohet, …