Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Në vend se të përballet me të kaluarën, Serbia vazhdon ta glorifikojë atë

Ish-ministri i Jashtëm i vendit tone, Enver Hoxhaj ka shkruar se Serbia në vend se të përballet me të kaluaren e saj dhe luftërat që shkaktoi, ajo po e glorifikon atë. Ai ka përkujtuar më tutje se regjimi i Millosheviqit shkaktoi luftëra, gjenocid dhe shkatërrim në gjithë rajonin dhe Serbia në vend se të përballet me të kaluarën, vazhdon ta glorifikojë atë dhe udhëhiqet nga figura që ishin pjesë e atij regjimi.  “Sot, në një kohë kur Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor. Ndërsa Beogradi përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër përmes destabilizimit dhe propagandës, përgjigjja jonë duhet të jetë forcimi i shtetit, sigurisë dhe institucioneve demokratike. Partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar” ka porositur Ish-ministri i Jashtëm i vendit tone, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …