BE konfirmon mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë në fondin e mbrojtjes SAFE

Komisioni Evropian ka konfirmuar për Albanian Post mundësinë që Shqipëria të përfshihet në fondin e përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian – SAFE, një instrument i ri financiar dhe strategjik që synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës. Në deklaratën zyrtare, ekzekutivi evropian ka sqaruar se subjektet me bazë në Shqipëri tashmë mund të japin kontribute të drejtpërdrejta deri në 35 për qind të vlerës së një produkti mbrojtës, duke hapur kështu rrugën për përfshirjen e aktorëve shqiptarë në zinxhirët industrialë të mbrojtjes së BE-së. “Subjektet me bazë në Shqipëri mund të ofrojnë menjëherë deri në 35 për qind të vlerës së një produkti mbrojtës”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Albanian Post. Sipas KE-së, fonda SAFE krijon “mundësi të reja që më parë nuk kanë ekzistuar” për vendet jashtë BE-së, duke u lejuar atyre të marrin pjesë në prokurime të përbashkëta të mbështetura nga instrumenti. Për rritjen e përfshirjes përtej kufirit 35 për qind, është e nevojshme një Marrëveshje e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, e cila për Shqipërinë është nënshkruar që në nëntor të vitit 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit janë në fazën finale

Përgatitjet për zgjedhjet locale që do të mbahen më 12 tetor, janë në fazën finale. …