Bashkim Jashari dhe Ian Cave: Rritja e kapaciteteve të FSK-së, hap drejt integrimit në NATO

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave, me të cilin ka diskutuar për sigurinë, bashkëpunimin dypalësh dhe perspektivën e integrimit të FSK-së në strukturat euro-atlantike. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje homologut britanik dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ofron Kosovës, si në aspektin e trajnimeve ashtu edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta ushtarake. Gjatë takimit, dy gjeneralët biseduan për arritjet e deritashme të FSK-së dhe për planin e tranzicionit, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Komandanti Jashari nënvizoi përkushtimin që FSK të jetë një forcë moderne, profesionale dhe kontribuuese e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Nga ana e tij, Gjenerallejtënant Ian Cave përgëzoi zhvillimet pozitive në FSK dhe vlerësoi përpjekjet e saj për standardizim dhe bashkëpunim me partnerët e NATO-s. Takimi, sipas FSK-së, konfirmoi përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimin e rolit të saj si pjesë integrale e sistemit të sigurisë euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …