Gjykata speciale zgjat paraburgimin për Thaçin e të tjerët — vendim që shton dyshimet për drejtësi selektive

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të vazhdonë masën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkë të akuzuarit e tij, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu, të cilët po përballen me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot, e cila ka konstatuar se ekziston “rrezik i arratisjes, pengimit të procedurave dhe i përsëritjes së veprave”. Sipas vendimit të datës 3 tetor, gjykata vlerëson se “asnjë masë alternative, përfshirë dorëzaninë” nuk do të garantonte se të akuzuarit nuk do të ndërhynin në procesin gjyqësor. Megjithatë, ky vendim është pritur me tone kritike në opinionin juridik dhe publik në Kosovë, pasi shihet si vazhdimësi e një qasjeje të ashpër dhe të njëanshme ndaj figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në arsyetimin për Thaçin, gjyqtarja Masselot përmend “përpjekjet e supozuara për të ndikuar në dëshmitarë, edhe nga brenda paraburgimit”, si dhe “rrethet e tij politike” që mund të ndikojnë në proces. Por për kritikët, formulime të tilla janë të përsëritura dhe të pa mbështetura me fakte konkrete, duke ngritur dyshime për standarde të dyfishta në zbatimin e drejtësisë. Ish-presidenti Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë e mohojnë çdo përfshirje në veprime që mund të pengojnë drejtësinë, ndërsa mbrojtja e tyre e cilëson vendimin si politikisht të motivuar dhe në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti kritikon Gjykatën Kushtetuese: “Nuk është rol i saj të japë urdhra, por të qartësojë rrugën ligjore”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar qasjen e Gjykatës Kushtetuese në …