Enver Hasani

Enver Hasani: Gjykata tregoi kush e bllokoi Kuvendin, por s’guxoi ta sanksionojë LVV-në

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Kushtetueses është i qartë dhe i guximshëm, pasi ka përcaktuar se Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar përderisa nuk zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb. Sipas tij, Gjykata duhej të kishte shkuar më tej duke sanksionuar sjelljen jokushtetuese të Lëvizjes Vetëvendosje. “Ajo që Gjykata do të duhej të thoshte, megjithatë, ka të bëjë me sanksionimin e sjelljes jokushtetuese të partisë që fiton shumicën e zgjedhjeve nga radhët e shqiptarëve,” tha Hasani në një intervistë me shkrim për Ai e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm për qartësimin e situatës institucionale, por kritikoi mungesën e veprimit konkret ndaj partisë në pushtet. “Kushtetuesja me guxim të madh ka thënë përfundimisht se deputetët kanë detyrim kushtetues për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, nëse duan të kenë një Kuvend të konstituar,” theksoi ai. Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare theksoi se administrimi i shortit në Kuvend ka qenë jokushtetues, ndërsa Gjykata nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga ana e Listës Serbe. “Problemi ka qenë dhe mbetet tek sjelljet jokushtetuese, të përsëritura në vazhdimësi, nga partia e parë fituese e zgjedhjeve,” tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti “Robert Lansing”: Qeveria e Kosovës po e dëmton rëndë raportin me SHBA-në

Instituti “Robert Lansing” për Studime të Rreziqeve Globale dhe Demokracisë, me seli në Delaware të …