Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duket se parashikon zgjedhje parlamentare të reja në Kosovë brenda këtij viti, për shkak të vështirësive në krijimin e një qeverie të re. Ai i bëri thirrje diasporës dhe u shpreh se Aleanca po rikthehet fuqishëm dhe është e gatshme për zgjedhje: “Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës.” Ndërkohë, mandatari Albin Kurti ka më pak se dy javë për të formuar një shumicë parlamentare dhe qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodh, Presidentja mund të shpallë zgjedhjet brenda këtij viti, duke rikthyer vendin në një cikël të ri politik të pasigurt.
