Merkel: Është e papranueshme që disa vende të BE-së refuzojnë refugjatët vetëm sepse janë myslimanë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke folur për refugjatët nga Sira dhe vendet myslimane në drejtim të Evropës ka deklaruar se është i papranueshëm vendimi  që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë, vetëm  sepse ata janë myslimanë. Autoritetet e disa vendeve thonë se në përgjithësi, ne nuk duam të kemi myslimanë në vendet tona, deklaroi Merkel  në një intervistë për kanalin televiziv publik gjerman ARD. Duke u rikthyer mbi propozimin e saj për të futur kuota ndarjeje të refugjatëve brenda BE-së, kancelarja theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e vetë dhe se një zgjidhje e përbashkët duhet gjetur. Gjermania ka pritur në vitin 2015 rreth një milionë azilkërkues, shumica me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj, ka autoritet dhe rol përafrues në politikë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit në detyrë, Albin …