Tanja Fajon

Tanja Fajon arbitron nga Brukseli, votoni demarkacionin nëse doni viza!

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka deklaruar se “Dhuna dhe incidentet në Kosovë mund të krijojnë vështirësi në Bruksel kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave”. Këto deklarata zonja Fajon i ka bërë në prag të votimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend. Ajo ka shtuar se demarkacioni mund të garantojë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo kjo ndodhë nëse raportohet pozitivisht për demarkacionin nga Prishtina. Nuk dua të spekuloj për liberalizimin e vizave në Kosovë, kjo shkon hap pas hapi”, ka thënë Fajon për Radion-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …