Miglietta: Moslejimi i serbëve për ta vizituar Mushtishin është njollë e zezë për Kosovën (!)

Miglietta: Moslejimi i serbëve për ta vizituar Mushtishin është njollë e zezë për Kosovën (!)

Me rastin e ndërrimit zyrtar të komandës së KFOR-it, gjenerali italian, Luigi Miglietta në një konferencë me gazetarë, ka vlerësuar sigurinë në vend duke thënë se në Kosovë situata është e qetë, por e brishtë. Ai ka dënuar zhvillimet e djeshme në Mushtisht, ku dhe ka deklaruar se ngjarjet e tilla nuk e qojnë Kosovën askund, përveç se, sipas tij, po u krijuaka  një njollë të zezë mbi vendin. Ai  ka dënuar edhe sulmet e fundit ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe RTK-së, si dhe sulmin e fundit ndaj shtëpisë së drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala. Duke folur për protestën e një shtatorit e cila pritet të mbahet për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Miglietta tha KFOR-i është reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Andaj, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …