Ukë Rugova

Ukë Rugova me disa të pandehur të tjerë, janë nxjerrë sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës

Ukë Rugova me disa të pandehur të tjerë, janë nxjerrë sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjyqtari i EULEX-it, Victor Pardal, ka paralajmëruar se gjatë kësaj seance do të bëhet ndarja e rasteve në dy pjesë. Kjo është edhe seanca fillestare e këtij shqyrtimi gjyqësor. Sipas aktakuzës Ukë Rugova dyshphet nga Prokuroria Speciale për veprat penale që ndërlidhën me krim të organizuar si shit-blerje vizash në ambasadën italiane në Prishtinë.  Së bashku me Ukë Rugovën i akuzuar për këtë rast është edhe ish-ministri i kulturës Astrit Haraqija si dhe 19 persona të tjerë. Astrit Haraqija, akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe Valon Selimit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Azem Koskovikut, Alban Agushit, Haxhi Islamit, Ragip Gashit dhe Fadil Ahmeti në lidhje me veprat penale krim të organizuar, që lidhet me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me migrantë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …