Haki Abazi

Haki Abazi: Largimi i Liburn Aliut, pasojë e “luftës së Kurtit ndaj bashkëpunëtorëve të vet”

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri. Vendimi është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, dy muaj pas dorëheqjes së tij nga Qeveria Kurti, të cilën Aliu e kishte justifikuar si “vendim personal”. Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka komentuar emërimin e Aliut, duke e cilësuar largimin e tij nga politika kosovare si pasojë të mënyrës së udhëheqjes së Albin Kurtit. Sipas Abazit, Kurti njihet për “luftën ndaj partnerëve dhe bashkëpunëtorëve politikë”, dhe dorëheqja e Aliut është një tjetër betejë në këtë seri eliminimesh brenda partisë. “Liburni ka qenë themelues i Vetëvendosjes, por meqë Kurti është i njohur për luftë ndaj partnerëve e bashkëpunëtorëve politikë, kjo është edhe një betejë pas gjithë atyre eliminimeve që ka bërë për të mbetur i vetëm në pushtet”, tha Abazi për Front Online. Sipas tij, emërimi në Shqipëri është pjesë e një lëvizjeje të koordinuar mes të majtës në Kosovë dhe asaj në Shqipëri, ku sipas Abazit, partitë ngacmojnë njëra-tjetrën me pozicione të rëndësishme. Ai përmendi edhe raste të ngjashme të ministrave të kaluar si Besa Shahini dhe Hajrulla Çeku, ku ky i fundit tashmë është rikthyer pranë Kurtit, duke treguar për një model të përsëritur të lojërave politike mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …