Eshtra të dyshuar të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se në një pjesë të varrezave në Mitrovicë të Veriut janë gjetur eshtra që dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, qytetarë dhe punonjës të mirëmbajtjes së varrezave kanë hasur në mbetje mortore dhe menjëherë e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës. Menjëherë pas informimit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët hetues, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ekspertët kanë kryer verifikimin fillestar dhe pas konstatimit të natyrës së mbetjeve, janë iniciuar procedurat për tërheqjen dhe analizimin e tyre të mëtejshëm. Komisioni ka vlerësuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se raportime të tilla janë kyçe për të çuar përpara procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …