Limaj

Fatmir Limaj ia mbyll derën VV-së: “S’ka reflektim, zgjedhjet janë e vetmja rrugë”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shuar çdo dilemë rreth vazhdimit të bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, pas dështimit të mandatarit Albin Kurti të sigurojë shumicën të dielën. Ai e quajti pa kuptim idenë që VV të dalë me një mandatar të ri, madje edhe nëse ai do të ishte Glauk Konjufca. Limaj u shpreh se në Vetëvendosje nuk po vërehet asnjë sinjal reflektimi politik për zhbllokimin e situatës, duke nënvizuar se çdo rrugë tashmë të çon drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Çka do të ndryshonte me një kandidat tjetër të VV-së? Nuk ka asnjë bazë për të folur më tutje për Qeveri të VV-së. Të gjitha rrugët na çojnë në zgjedhje”, deklaroi ai, duke konfirmuar edhe afrimin e Nismës me LDK-në për garën e ardhshme. Qasja e Limajt dërgon një mesazh të qartë në skenën politike: kriza nuk po zgjidhet me rotacion kandidatësh, por me rikthimin te sovrani. Kritikat e tij synojnë mungesën e fleksibilitetit në VV, teksa vendi vazhdon të zvarritet në paqartësi qeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …