Izmi Zeka

Izmi Zeka: Çfarë thanë personalitetet botërore për rolin e tij në Kosovë

Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka rikthyer në vëmendje vlerësimet e personaliteteve të njohura ndërkombëtare për Hashim Thaçin, duke kujtuar se si figura të larta të politikës botërore e kulturës europiane kanë folur për rolin e tij në periudhat më vendimtare të historisë moderne të Kosovës.  Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u shpreh në nëntor të vitit 1999 se i vinte keq që nuk ishte takuar më herët me Thaçin “për t’i dëgjuar orientimet demokratike”. Po atë vit, Wolfgang Petrich, emisar i Bashkimit Evropian për Kosovën, e cilësoi Thaçin si “njeriun e vërtetë” me të cilin mund të diskutohej për të ardhmen politike të vendit. James Rubin, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në librin “Si e fituam luftën” kujtonte kompromiset e përbashkëta në Rambuje, ndërsa Madeleine Albright në vitin 2001 e quante Thaçin politikan të lindur nga diplomacia e luftës, me vizion që i kishte munguar Kosovës. Publicisti britanik James Pettifer e përshkroi si “zemra e UÇK-së. Në një kohë kur emri i Thaçit vazhdon të jetë pjesë e debatit politik e juridik, këto deklarata mbeten dëshmi të peshës që ai ka pasur ndër vite në sytë e aleatëve të Kosovës dhe personaliteteve kyçe të historisë më të re të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …