Vetëvendosje reagon pas koalicioneve LDK–PDK: “Bashkohen në mosndryshim”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj marrëveshjeve të reja për balotazh ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhukaj, ka akuzuar dy partitë për pazare të ndërsjella politike, duke përmendur edhe mbështetjen e mundshme të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli, për kandidatin e LDK-së në Prishtinë, Përparim Ramën. “LDK mbështet PDK-në në Prizren, ndërsa nënkryetari i PDK-së përkrah Përparim Ramën në Prishtinë”, ka shkruar Manxhukaj, duke shtuar se “PDK kërkoi ndryshim në Prishtinë në raundin e parë, njëjtë edhe LDK në Prizren. Tash bashkohen në koalicion me mos ndryshimin”. Reagimi i LVV-së vjen pasi sot u zyrtarizua koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, ndërsa jo zyrtarisht po flitet për bashkëpunim të tyre edhe në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …